Shqipëria

Parashikimi i motit, 20 janar 2023


Ditën e premte të 20 janarit situata atmosferike në vend do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare në të gjithë qarqet deri lokalisht intensive në qarkun Vlorë.

Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri në 6°C, në zona e ulëta 8 deri në 10°C, në zona bregdetare 7 deri në 11°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore