Lajme

Paqja me kushtet e Putin-it do të jetë një ftesë për luftën e ardhshme, thotë Baerbock


Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock beson se një marrëveshje paqeje në Kremlin do të sjellë një luftë të re në Evropë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta gjermane Bild, duke cituar intervistën me zyrtaren gjermane.

Kryediplomatja saktësoi se ishte Putin-i, i cili shkatërroi rendin paqësor të Perëndimit.

“Qëllimi ynë – paqja – është për popullin e Ukrainës, për veten dhe fëmijët tanë. Nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e luftës, por me sigurinë e lirisë së jetës. Por rendi paqësor që njihnim në Evropë është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme nga Putin-i”, deklaroi ajo për botimin gjerman.

Sipas saj, autoritetet gjermane nuk do të mund të mbështeten më në premtimet e Putin-it.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndihmojmë Ukrainën të zmbrapsë pushtimin brutal dhe të mbrohet nga sulmet e ardhshme, tha ministrja.

“Armëpushimi mund të jetë vetëm hapi i parë. Është e qartë për ne se sanksionet mund të hiqen vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj. Paqja në kushtet e diktuara nga Rusia nuk do të sjellë siguri për Ukrainën apo ne në Evropë. Në rastin më të keq, do të jetë një ftesë për luftën e ardhshme – edhe më afër kufijve tanë”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore