Lajme

Papua Guinea e Re pranon se blerja e flotës Maserati ishte ‘gabim i tmerrshëm’


Flota e makinave Maserati, të blera nga qeveria e Papua Guinesë së Re për samitin e udhëheqësve Apec 2018 çka shkaktoi zemërim të gjerë, është vënë në shitje me zbritje çmimi.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se John Pundari, ministri i financave, ka pranuar se blerja e automjeteve luksoze ishte një “gabim i tmerrshëm”.

Ndërkohë, automjetet do të hidhen në treg me një çmim më të ulët prej 158 mijë dollarë australianë.

Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga ish-kryeministri, Peter O’Neill, i ka blerë makinat për 197 mijë dollarë australianë secila, duke shpenzuar 7.9 milionë dollarë australianë në total.

Automjetet luksoze, të blera përmes një tregtari në Sri Lanka, ndezën polemika të gjera në javët para Samitit të Liderëve në vitin 2018.

Këto makina u blenë për drejtuesit botërorë të shoferëve që morën pjesë në samit, megjithatë për shkak të polemikave rreth tyre, disa udhëheqës si kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, nuk pranuan të hipnin në to.

Sipas “The Guardian”, për të shuar zemërimin publik, ministri i atëhershëm i Apec-ut, Justin Tkatchenko, i premtoi vendit se automjetet “do të shiten si ëmbëlsira të nxehta”.

Mirëpo, tre vjet më vonë, vetëm dy prej tyre janë shitur.

“Blerja demonstron një mungesë të madhe të parashikimit dhe gatishmëri zhgënjyese, të dukshme për të shpërdoruar fondet publike, në një vend në zhvillim, ku mallrat bazë publike, nga rrugët hyrëse deri te shërbimet shëndetësore, janë gjerësisht të padisponueshme”, ka thëë Paul Barker, drejtor ekzekutiv për Institutin PNG të Çështjeve Kombëtare.

Barker-i ka qenë një kritik i zëshëm i blerjes dhe ka shprehur skepticizëm në lidhje me pohimin e qeverisë se do të gjente një treg për makinat pas përfundimit të Apec-ut.

Ai ka thënë se automjetet ishin të papërshtatshëm për kushtet e rrugëve lokale dhe se nuk kishte agjenci brenda vendit për të shërbyer makinat.

Në vitin 2019, James Marape, asokohe ministër i financave kurse tani kryeministër, ka drejtuar shtypin lokal për te magazina Port Moresby në të cilën ishin ruajtur automjetet, për të treguar se asnjë nga makinat nuk ishte zhdukur ose vjedhur dhe ishte ende në gjendje të mirë.

Një raport i plotë mbi shpenzimet e qeverisë Apec nuk është publikuar ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore