Lajme

Paneli i 6 janarit detajoi sulmin, por përgjegjësia mbetet një çështje tjetër


Nëse qëllimi ishte që të vendosej para gjyqit ish-presidenti amerikan, Donald J. Trump, komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e 6 janarit në Capitol ia arriti në qëllimit.

Por ndërsa paneli përfundoi seancën e fundit të dëgjimit të provave, nuk ishte aspak e qartë se ai kishte bindur jurinë.

Amerikanët të cilët tashmë fajësuan Trump-in për tërbimin, u larguan nga katër muaj seanca dëgjimore të bujshme dhe nganjëherë befasuese.

Lëvizja relativisht e vogël në opinionin publik që nga hapja e seancave në qershor, të paktën siç matet nga një sërë sondazhesh, nënvizoi ngurtësimin e politikës amerikane në vitet e fundit.

Shumë votues janë të mbyllur në pikëpamjet e tyre ndaj informacioneve të kundërta.

Mbështetësit e Trump-it në pjesën më të madhe i kanë qëndruar besnikë atij, duke e hedhur poshtë hetimin e Kongresit si ushtrim partizan.

Si rezultat, një ish-president i cili u përpoq të përmbyste zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhur në pushtet në kundërshtim me votuesit, Kushtetutën dhe gati dy shekuj e gjysmë të traditës demokratike, mbetet figura dominuese në partinë e tij politike dhe shanset në ​​favorit për të fituar nominimin për të kandiduar sërish.

Ndërsa komiteti e dokumentoi gjerësisht komplotin për hir të historisë, ai nuk mund të zbatonte përgjegjësinë për të.

“Kombi ynë nuk mund të ndëshkojë vetëm ushtarët këmbësorë që sulmuan Capitolin tonë”, tha Përfaqësuesja Liz Cheney, republikania e që shërben si nënkryetare e komitetit.

Gjatë nëntë seancave dëgjimore, paneli konstatoi se Trumpit i ishte thënë vazhdimisht nga këshilltarët e tij se ai kishte humbur zgjedhjet ndaj Joseph R. Biden Jr., por gjithsesi gënjeu publikun, duke avancuar teoritë konspirative dhe fantazitë.

Komiteti prezantoi prova se Trump kishte planifikuar muaj përpara zgjedhjeve të pretendonte se nëse humbiste do i cilësonte zgjedhjet mashtrim, pavarësisht fakteve.

Për këtë qëllim, paneli tregoi se si ai kishte përdorur fuqinë e zyrës së tij për të ushtruar presion ndaj guvernatorëve, zyrtarëve të shtetit dhe ligjvënësve, aleatëve të Kongresit, udhëheqësve të Departamentit të Drejtësisë dhe zëvendëspresidentit të tij, Mike Pence.

Kjo për të lënë mënjanë gjykimin e votuesve dhe për të mbajtur gjithsesi atë në detyrë.

Ai e inkurajoi turmën kur e dinte se disa prej tyre ishin të armatosur dhe bëri pak për të ndalur sulmin pasi ai ishte duke u zhvilluar.

Madje thuhet se ai ka reaguar në mënyrë miratuese ndaj thirrjes së disa rebelëve për të varur Pence.

Meqenëse Trump u bëri presion udhëheqësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që të mos merrnin pjesë në komitet, ai nuk kishte asnjë mbrojtës që të ofronte ndonjë provë lehtësuese ose të sfidonte dëshmitarët gjatë katër muajve të fundit.

Por edhe jashtë dhomës së komisionit ai nuk ka ofruar asnjë mbrojtje serioze përmes deklaratave, intervistave apo mediave sociale.

Ai nuk ka shpjeguar veprimet e tij dhe as nuk ka hequr dorë nga pretendimet e tij të rreme.

Kjo duket se i ka mjaftuar për momentin.

Vlerësimet e tij të miratimit mbeten afërsisht aty ku ishin përpara seancave dëgjimore, dhe një shumicë e fortë e republikanëve ende besojnë se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën.

Asnjë zyrtar kryesor republikan nuk ka treguar se kanë ndryshuar mendje për Trump që nga fillimi i seancave.

Një sondazh i Universitetit Monmouth muajin e kaluar zbuloi se 29 për qind e amerikanëve besojnë se Biden fitoi për shkak të mashtrimit të votuesve – saktësisht njësoj si në qershor kur u hapën seancat.

Dhe 38 për qind e të anketuarve muajin e kaluar e konsideruan Trumpin “drejtpërdrejt përgjegjës” për 6 janarin, krahasuar me 42 për qind në qershor.

Megjithatë, duke mos ndryshuar mendjet e shumë njerëzve, komiteti mund të ketë ndikuar te dis institucione të tjera.

Ai grumbulloi një koleksion dërrmues intervistash, dokumentesh dhe provash të tjera që mund të kenë ndezur zjarrin në Departamentin e Drejtësisë, vetëm gjysmë duzine blloqe larg Capitolit.

Vendimi i vërtetë, pra, mund të jetë ende muaj larg.

Nëse Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, përfundimisht vendos për një ndjekje penale kundër Trumpit ose aleatëve të tij më të afërt, komiteti do e transmetojë çështjen me detaje të mundimshme.

Një thirrje në këtë fazë, natyrisht, mund të jetë më shumë simbolike sesa e suksesshme, e lëshuar shumë vonë për të marrë në fakt dëshminë.

Duke supozuar se Trump refuzon të pajtohet dhe e lufton atë në gjykatë, procesi gjyqësor mund të zvarritet përtej zgjedhjeve të 8 nëntorit, kur Dhoma e Përfaqësuesve pritet gjerësisht të ndryshojë duart dhe një shumicë e re republikane që merr detyrën në janar me siguri do ta tërheqë atë.

Por nga këndvështrimi i anëtarëve të komitetit që kanë shpenzuar më shumë se një vit duke hetuar se si një turmë mbështetësish të Trumpit erdhën për të sulmuar Capitolin, për të ndaluar transferimin e pushtetit, thirrja e ktheu fokusin aty ku duhej, te Trumpi.

“Ai është i vetmi person në qendër të historisë së asaj që ndodhi më 6 janar”.

 

Trump thërritet si dëshmitar për protestat në Capitol Hill

Pse s’më thirrët më herët për dëshmi, pyet Trump “Komitetin e 6 janarit”

Marrë nga “New York Times”, përshtatur për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore