Jetesë & Stil

Palestrat, trendi post-Coronavirus


Në kushtet kur gjithçka u mbyll si pasojë e pandemisë, edhe palestrat ishin një nga bizneset e shumta që u prekën. Në luftën kundër përhapjes së Coronavirus-it i gjithë aktiviteti i tyre u pezullua për një periudhë të gjatë.

Situata dukej e zymtë, e harruar, shpesh edhe pa shpresë. Sytë e çdo biznesi ishin kthyer nga lajmërimet që priste të nxirrte Komiteti Teknik.

Dëmi nuk ishte i vogël. Mësimet me instruktorë online nuk ishte mundësi rimëkëmbje, por mundësi ruajtje nga falimentimi.

Në një prononcim për Albanian Post, pronari i një palestre në Tiranë, Erald Rapollari, u shpreh se fillimi ishte tepër i vështirë. Sidomos nga ana emocionale kur u përballën me një fakt të tillë.

“Nuk dinim se çfarë të bënim, duke qenë se të vetmet të ardhura të familjes time vinin nga palestra. Presioni mes gjendjes emocionale dhe logjikes ndihej vazhdimisht”, shtoi ai.

Duke qenë se dihet mundësia e të gjithëve për të pasur pajisje për t’u ushtruar, instruktorët e palestrave u përpoqën të gjenin ushtrime të përshtatshme në kushte shtëpie. E kjo vetëm e vetëm që t’ia dilnin të mbanin gjallë punën e tyre.

Çfarë ndodh sot?

Ndonëse karantina solli dëme, palestrat u përballën edhe me boom klientësh.

“Tashmë kemi një numër të lartë të klientëve, femra e meshkuj që janë drejtuar nga ne. Një fluks të tillë pune nuk e kishim parë as para pandemisë. Sot ndeshemi me dy kategori klientësh: ata që e kanë marrë shumë seriozisht dhe pjesa tjetër që akoma nuk po gjen frymëzimin e duhur për ta rinisur”, thotë Rapollari.

Me sa duket njerëzit, duke u ushtruar fizikisht, gjejnë paqe, heqin stresin dhe vijnë në formë. Palestra mbetet vendi për zbrazjen e energjive negative. Siç thonë edhe instruktorët, paska qenë e nevojshme një karantinë, që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e sportit. Si duket ndikimi negativ në ekonomi, nuk ka ndikuar në xhepat e shqiptarëve për t’i kushtuar rëndësi vetes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore