Lajme

Pa shtrëngim duarsh, kancelari austriak thirrje Putin-it që të ndalojë luftën


Të hënën e 11 prillit kancelari austriak Karl Nehammer zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Biseda u zhvillua në Moskë dhe zgjati 1 orë e gjysmë.

Lajmi është raportuar nga gazeta austriake “Krone”.

Nehammer dhe Putin folën tete-a-tete (kokë më kokë), pa ndihmës, përkthyes apo praninë e shtypit.

Nuk kishte shtrëngim duarsh. Tema kryesore e bisedimeve ishte lufta në Ukrainë.

Biseda u zhvillua në një tryezë të madhe.

Mediat thonë se kancelari austriak i bëri thirrje presidentit rus që të ndalojë luftën.

Burimet e BBC-së thonë se Nehammer la të kuptohet për humbjen e Putin-it dhe kërcënoi se do të shtrëngonte sanksionet nëse ai nuk ndalonte.

Nehammer vuri në dukje se biseda e tij me Putin-in ishte “shumë e ashpër dhe e sinqertë”.

Mesazhi i tij më i rëndësishëm për Putin-in ishte se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, sepse në çdo luftë humbasin të dyja palët.

Kancelari theksoi se sanksionet kundër Rusisë do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen për sa kohë që njerëzit të vdesin në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore