Euro 2024

Pa gola mbyllet pjesa e parë mes Francës dhe Belgjikës


Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës që po zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Gjermani.

Belgjika nuk ka pasur asnjë goditje në portë gjatë pjesë së parë, por francezët kanë dominuar duke i krijuar tetë raste, por pa konkretizuar.

Ndryshe, Franca dhe Belgjika janë në kërkim të çerekfinales në “EURO 2024”.

Fituesi i kësaj ndeshje në fazën tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugalia – Sllovenia.

Ndërkaq në orën 21:00, Portugalia do të luaj kundër Sllovenisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore