Sport

Ozil përjashtohet nga Fenerbahce


Futbollisti i njohur turk, Mesut Ozil, është përjashtuar nga ekipi i tij, Fenerbahce.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Turqia, të cilët konfirmuan se kanë përjashtuar Ozil-in dhe futbollistin tjetër Ozan Tufan, por nuk dihen arsyet.

“Futbollistët, Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra sipas vendimeve të fundit të marra nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pra, arsyet e përjashtimit nuk dihen, mirëpo sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, thuhet se Ozil nuk ishte në formë të mirë fizike.

Kujtojmë që ish-futbollisti i kombëtares gjermane iu bashkua Fenerbahce-s në janar të vitit të kaluar, klub të cilin e kishte ëndërr të fëmijërisë.

Ndërkohë, ai në të kaluarën ka luajtur në nivele të klube të mëdha si Real Madrid e Arsenal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore