Lajme

Osmani uron Frederikun X për ngjitjen në fronin e Mbretërisë së Danimarkës


Vjosa Osmani-Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën, uroi mbretin e ri të Danimarkës, Frederik X, i cili u ngjit formalisht në fron pas nënshkrimit të deklaratës së abdikimit nga Mbretëresha Margrethe II, gjatë një takimi me Këshillin e Shtetit në Parlamentin e Danimarkës të dielën në mëngjes.

“Urime të përzemërta Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mary për ngjitjen në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja. Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”, shkroi ajo.

Mbretëresha Margrethe II nënshkroi të dielën dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron. Frederik X u shpall mbret nga kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, në ballkonin e legjislativit danez në Kopenhagë. Danimarka është një nga monarkitë më të vjetra në botë, ndërsa gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët danezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore