Lajme

Osmani takon emisarin e Francës, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike


Vjosa Osmani dhe Rene Troccaz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën, ka takuar të deleguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Osmani ka potencuar se me diplomatin francez ndër të tjera kanë diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike.

“Zhvilluam një bisedë të mirë për zhvillimet e fundit dhe hapat përpara, për rrugëtimin e Kosovës drejtë institucioneve euroatlantike, si dhe për përkushtimin tonë të përbashkët drejt forcimit të partneritet të qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani pas takimit.

Ndryshe Troccaz, bashkë me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të martën kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Qeveria e Kosovë, javë më parë urdhëroi që Agjencia Kadastrale ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i barten Manastirit të Deçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky ishte kushti për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore