Lajme

Osmani takohet me Avokatin e Popullit, diskutojnë për adresimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të hënën me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj.

Përmes një komunikate për media nga zyra e Presidencës, kanë bërë të ditur se temë kryesore e takimit ka qenë ndërmarrja e hapave të mëtejme në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Të dy diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”.

Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore