Kosova

Osmani: S’isha unë ajo që e shpalla Asociacionin në përputhje me Kushtetutën


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën në një prononcim për media ka deklaruar se nuk ka qenë ajo që ka shpallur draft-statutin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili kishte deklaruar në nëntorin e vitit të kaluar se draft-statusi modern evropian për Asociacionin, të cilin e kishte pranuar ai “është shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës”.

Megjithatë sipas Osmanit një konstatim të tillë nuk mund të jap askush, meqë një gjë e tillë është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket draftit të tetorit të vitit të kaluar, si presidente unë nuk e kam shpallur në përputhje me Kushtetutën as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, kjo është kompetencë vetëm e Gjykatës, por kam shprehur shqetësimet për së paku tri tema kapitale që janë të përfshira në atë statut të cilat duhet paraprakisht të trajtohen para se të flasim ne për ndonjë zbatim eventual”.

Sipas Osmanit, Zyra e Presidentes kërkon që Asociacioni të respektojë Kushtetutën, territorin dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës, si dhe të jetë në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2015.

“Si presidente luftoj vetëm për një gjë – kushtetutshmërinë”, shtoi ajo.

Kurti thotë se drafti që e ka pranuar për Asociacionin është i mirë, “nuk është Zajednicë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore