Lajme

Kurti thotë se drafti që e ka pranuar për Asociacionin është i mirë, “nuk është Zajednicë”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në tendencën e Kurtit për të sqaruar se çfarë përmban drafti i statutit për Asociacionin që ka pranuar në Bruksel, ai nuk ka arritur të zbulojë diçka konkrete, përveç se tha është i mirë dhe nuk është Zajednicë.

“Dokumenti më dha përshtypjen e një iniciativë më serioze që nuk e kisha takuar më parë. Njëjtë për nga rëndësia më bëri përshtypje fakti që zyrtarë të lartë ishin marrë me tekstin e statutit. Më thanë se hartimin e kanë bërë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe më thanë se është në përputhje me Ligjet e Kosovës”, deklaroi Kurti.

“Nga një kënd procedural, unë nuk dua të jap tani një qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën, atë e jep Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, si udhëheqës i Qeverisë dhe si politikan dua ta them një këndvështrim për draftin”.

“E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpretë trashëgiminë mos njohjes që ishte çimentuar në marrëveshjet paraprake. Serbët do të jetojnë në përputhje me asiparata e shtetit dhe pa qëllim dëmtues”.

“Kjo qartazi nuk është Zajednicë, ashtu siç ishte më parë. Sepse atëherë nuk do ta diskutoja. E dyta, në vlerësimin tim politik bëhet e qartë që mekanizimi që do të themelohet do të ketë karakter bashkëpunues. Nuk ndërhynë në kompetenca të askujt. E mbyll hapësirën e Serbisë që t’u projektojë të ardhme jashtë Kosovës. Drafti e bën të qartë që vendi është republika e Kosovës dhe e ardhmja është bashkëjetesa”.

“Unë iu thash ndërkombëtarëve që drafti që kam pranuar nuk do të ishte i tillë po ta shkruaja unë. Ajo çfarë ata kanë sjellur nuk është çfarë do të shkruaja unë. Nga sa kam parë shkrimi është me kujdes për germën sesa për frymën e Kushtetutës. Gjatë bashkëbisedimit aty është theksuar nevoja e urgjencës gjeopolitike”, deklaroi Kurti.

Ne ishim në atë takim kur nuk ishin bërë as tri javë pas fillimit të luftës Hamas Izrael. Ata thanë që është një çështje urgjente. Aty unë thash hapur, që me qenë se është kaq urgjent, po i marrim marrëveshjet dhe si një paktë ku janë të triat po e nënshkruajmë sonte. Meqë qenka urgjente le ta nënshkruajmë sonte. Ata e vlerësuan dhe mirëkuptuan”, pohoi Kurti.

“Presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruajë dhe ka kërkuar që çfarëdo akordimi të dërgojë një letër shtesë ku ai shprehet për mospranimin e pavarësisë së Kosovës asnjëherë, për mosinteresimin e Kosovës në OKB dhe mos respektimin e integritet territorial të vendit tonë. Ai jo vetëm që ka ngecur, por ka bërë hapë prapa”.

“Më shumë se kaq unë nuk mund të them për hollësitë e draft statutit, sepse kaq mund të thuhet sa i përket këndvështrimit tim politik si udhëheqës i Qeverisë së Kosovës. Më kërkuan që të mos e bëj publik. Mu tha që si kryeministër për momentin t’i qëndroj besnik konfidencës.

Një kërkesë të tillë e kam shqyrtuar”.

“Të gjithë ata po flasin në emrin tim se kinse unë kam pranuar draft-statutin janë duke keq informuar, draft-statutin nuk e kam pranuar dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju, për shkak se nuk e kam pranuar edhe nuk po e shihni. Ta pranosh nënkupton të pajtohesh dhe të ndërmarrësh obligimin për zbatimin e draftit. Ajo që unë kam ofruar që ta nënshkruajë dhe si rrjedhojë ta pranojë. Ai ka vendosur nënshkrim në të njëjtin dokument, përse nuk e bën tash me mua?”.

___________________________________________________________________________________

Kurti: Për statutin s’mund t’iu tregoj detaje, ma kanë kërkuar ndërkombëtarët

Kurti ka pranuar të flas për draftin e statutit që ishte i gatshëm ta nënshkruajë në Bruksel, por tha se vetëm në përgjithësi, meqë detaje nuk i lejohet të tregojë.

“Unë sot, me aq sa mundem, do të flas rreth këtij propozimi, por pa detaje, sepse ndërkombëtarët kanë kërkuar ta respektojmë kërkesën për konfidencialitet. Ata duhet dhe do ta publikojnë për të ofruar më shumë transparencë në proces”, pohoi kryeministri në fjalën e tij në Kuvend.

_________________________________________________________________________________________

Kurti s’është i sigurt se statuti i Asociacionit që e ka pranuar e respekton frymën e Kushtetutës së Kosovës – “germën e Kushtetutës po”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se draft statuti i Asociacionit që e ka pranuar është i shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës së Kosovës, por nuk është aq i sigurt që edhe për frymën e saj.

“Leximi ynë është që draft propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10 është shkruar me kujdes për germën e kushtetutës, më shumë se sa për frymën”, deklaroi në Kuvendin e Kosovës pasi është thirrur për sqarime shtesë rreth asaj që ka pranuar.

Megjithatë, Kurti përsëriti se plani i sjellur nga ndërkombëtarët “parasheh që pasi të pranohet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Kurti u lëvdua se megjithatë solli njohjen de facto.

“Marrëveshja Bazike dhe aneksi në 5 nenet e para e ka njohjen de facto.

Vetëm një nen ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i kaluar. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm me nenin 10 për marrëveshjet e kaluara.

Qëndrimi i Qeverisë ka qenë zbatimi i marrëveshjes”, deklaroi kryeministri.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore