Kosova

Osmani në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale: Heshtja në këto krime nuk ka vend


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E para e vendit, ka kërkuar që rastet e dhunës seksuale gjatë luftës të raportohen në Komisioni.

“Para një viti në po këto dit kam propozuar që 14 prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Shënimi i 14 prillit muaji edhe kur ka pas më së shumti dhunime do të ishte bashkim i zërave tonë”, tha Osmani.

Ndërsa shtoi se pikërisht në këtë datë, Vasfije Krasniqi ishte e para që raportoi për dhunën seksulale gjatë luftës.

“Do të ishte thirrje e jona e fuqishme për të dënuar dhunën seksuale në Kosovë dhe kudo në botë. Do të ishte mesazhi më i qartë që do i përçonim botës mesazhin kurrë më. Sot disa prej jush dhe shumë gra në Kosovë bashkëndjejnë dhimbjen ë janë duke përjetuar gratë në Ukrainë dhe në vende të ndryshme të botës. Ju burra e gra jeni shndërruar në udhërrëfyesin më të drejtë dhe më të sinqertë. Heshtja në këto krime nuk ka vend në ballafaqimet më drejtësinë. Ju keni bërë thirrje që ne të jemi zëri juaj dhe unë ju garantoj se zëri juaj do jem sot e përditë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

“Sot kemi zgjedh pikturën dhe këto imazhe do flasin më shumë se çdo fjalë se nëpërmjet tyre do shihet se si do donin ata ta shihnim botën. Dua të ju bëjë thirrje grave dhe burrave qe janë ballafaquar me dhunë të raportojnë para komisionit”, tha presidentja Osmani.

E enjtja e 14 prillit shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo datë ishte propozuar vitin e kaluar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga serbët, e para e mbijetuar e dhunës seksuale e cila ka folur publikisht për përjetimet dhe dhunën e shkaktuar.

Ekspozita me rastin e 14 prillit.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Në nivl vendit, llogaritet se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale, gra e burra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore