Lajme

Osmani: Në 2 vitet e fundit kam përzënë 17 diplomatë rusë nga Maqedonia e Veriut


Bujar Osmani

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se gjatë gjysmës së fundit të mandatit të tij në krye të diplomacisë së shtetit maqedonas ka larguar 17 diplomatë rusë nga Maqedonia.

“Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata”, ka deklaruar Osmani, transmeton “TV21”.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut ka treguar edhe arsyet se pse ka ndërmarrë veprime të tilla në raport me diplomatët rusë.

“A e dini pse i kam shpallur?”, pyeti ai, sepse “i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”.

Osmani, që ka qenë edhe në krye të Misionit për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), për një viti të plotë, ka qenë tejet aktiv në përkrahjen e Ukrainës, pas agresionit të Federatës Ruse, duke lobuar kështu për ndihmë ndaj Kievit dhe sanksionim të Moskës.

Aktualisht, Osmani është kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – partia më e madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut – për president të shtetit maqedonas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore