Kosova

Osmani emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës


Vjosa Osmani dhe Vasfije Krasniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vasfije Krasniqin, të dërguar speciale presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lajmi për emërimin e Krasniqit – njëra ndër të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës – u bë i ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në platëforëmen X.

“E kam emëruar Vasfije Krasniqin si të dërguare special presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës. Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

E para vendit ka shtuar se në rolin e saj të ri, “ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve në mbarë botën”.

Nga ana tjetër, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, ka thënë se është e nderuar që është emëruar në këtë pozitë.

Në platformën X, ajo ka thënë se gjithmonë do të flasë për të mbijetuarit e luftës seksuale.

“Çfarë nderi! Faleminderit! Unë gjithmonë do të flas për të mbijetuarit”, ka shkruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore