Lajme

Osmani e Qelaj flasin për Ligjin për Zgjedhjet


Vjosa Osmani dhe Naim Qelaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të marte, është takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, me të cilin kanë diskutuar për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, për të cilin Qelaj ka bërë të ditur se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës thuhet se Osmani është informuar për analizën që e ka bërë ky institucion rreth këtij ligji.

“Presidentja Osmani u informua edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut”, thuhet në njoftim.

Komunikata ndër të tjera ka bërë të ditur se Osmani e Qalaj kanë diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në anën tjetër kishte bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore