Shqipëria

OSHEE: Moti i keq, pa energji elektrike disa zona në Tiranë


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se si pasojë e motit të keq me rrebeshe shiu e stuhi, ka dalë jashtë pune linja 35kV Sharrë-Tec Kombinat.

Çka lënë pa energji NST Ndroq dhe NST Qafë Mollë.

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur disa zona në periferi të Tiranës.

Pjesërisht Ndroq, Butac, Pinet, Sauqet, Shesh Berzez,  Zhurije, Shkalle Mater, Kercukje, Zbarqe.

Po ashtu Maknor, Pezë e Madhe, Dorzë, Pojanë, Grorë, Rroshte, Grec e siperme dhe e poshtme, Ismailje, Ceke, Celje, Pezë e Vogël, Pezë Helmes, Kalac, Ura e Beshirit.

Njëjtë paraqitet situata edhe në Shkallë,  Darshë, Qafë Mollë Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgure Shenmeri, Dom, Fag, Derje, Bultic Qendër Kombinat dhe Vaqarr.

Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë te të gjithë abonentët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore