Lajme

Orban ndryshon ligjin tatimor, protestuesit bllokojnë urën në Budapest


Qindra protestues bllokuan një urë në qendër të Budapest-it, për të tretën ditë radhazi.

Kjo, për të demonstruar ndaj ndryshimit tatimor të mbështetur nga qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Radio Evropa e Lirë”.

Protestuesit që bllokuan urën Elisabeth mbi lumin Danub kundërshtojnë propozimin e bërë nga qeveria konservatore e Orban-it.

Kryeministri do të rriste më këtë vendim normën e taksave për qindra mijëra biznese të vogla.

Trafiku u bllokua për tre orë më 12 korrik, natën e parë të protestës.

Pjesëmarrja në mbrëmjen e 14 korrikut ishte më e ulët se një natë më parë.

Vendi i Evropës Qendrore tashmë përballet me inflacion në rritje dhe një rënie të monedhës vendase.

Inflacioni ka arritur shifra dyshifrore në muajt e fundit për herë të parë në 20 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore