Shqipëria

Open Migration/ Shqipëria, mes atyre që largohen dhe atyre që mbërrijnë


Tridhjetë vjet pas anijes “Vlora”, të rinjtë vazhdojnë të largohen për mundësi më të mirë jetese.

Nga ana tjetër, për vendet e punës që humbin fuqi punëtore të kualifikuar, punëtorët e huaj fillojnë të vijnë.

Efekti optik është unik, tre gra që riparojnë rrjetat e peshkimit me dorë, krah për krah, ndërsa mbas krahëve të tyre, në sfond, qëndron një murale që përshkruan të njëjtën pamje.

Në Portin e Durrësit, pjesa e vendit antik të zbarkimit e zënë nga Shoqata e Peshkatarëve të qytetit. Andika, Melona dhe Vasha janë në të njëjtin vend për vite me radhë, çdo mëngjes, midis një pushimi kafeje dhe shumë të qeshurash.

Murali, i krijuar së bashku me shumë të tjerë pas ristrukturimit të portit që ndodhi disa vjet më parë, është një haraç për ata, të cilët kanë qenë gjithmonë një monument i gjallë dhe një element i vazhdimësisë në jetën e vrullshme të portit, midis arritjes së anijes dhe anijes që niset.

Kanë kaluar tridhjetë vjet qëkur, nga të njëjtat zakone, anijet u lëshuan në det drejt Italisë dhe një jete tjetër. Mbushur përtej besimit, të burrave dhe grave, të moshuarve dhe fëmijëve, por mbi të gjitha plot me dëshirë për liri.

Sot, tridhjetë vjet më pas, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ka ndryshuar tani, por me valixhen në dorë gjithmonë. Sipas një sondazhi të botuar në fund të 2019-s, nga Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert, 40 për qind e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë.

Italia, në zgjedhjen e shqiptarëve, vjen pas Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndoshta, sepse tridhjetë vitet, që kanë kaluar që nga shembja e regjimit, nuk i kanë përmbushur premtimet e vitit 1991.

Një nga sektorët e prekur nga “emigrimi” është peshkimi. Besim Troplini është veterani i peshkatarëve të Durrësit. Biologu detar ka studiuar në Itali. Ai ka jetuar dhe punuar gjithmonë në portin e qytetit. “Në kohën e regjimit kishte vetëm 40 anije të pajisura në Durrës. Ndihem me fat, sepse në ato vite nuk mund të zgjidhje gjithmonë atë që doje të bëje”.

Troplini rrëfen se qe në gjendje të studionte dhe të ishte në det, si e vetmja gjë që ëndërronte të bënte.

“Tregu, në atë kohë, ishte vetëm i brendshëm. Ne peshkonim dhe i dorëzonim gjithçka shtetit”. Pas vitit 1991 ndodhi gjithçka, thotë Troplini, trafikantët përdorën varkat për diçka tjetër, ndërsa peshkatarët italianë dhe kroatë, duke ditur që nuk kishte kontroll, shkatërruan shtratin e detit të Durrësit.

“Sot kemi Shoqatën e Peshkatarëve, e cila punon për të koordinuar gjithçka dhe ne menaxhojmë portin. Ka 105 anije zyrtare në Durrës, 250 në të gjithë vendin. Në total, ata punësojnë deri në 1000 peshkatarë, deri në 4000 me industritë përkatëse. Nuk janë pak në këtë vend, por nuk është e lehtë të gjesh peshkatarë”, thekson Troplini.

Besimi, me flokë të bardhë dhe syze dielli, duket se merr frymë në det, ndërsa flet në kafenenë e portit. Të rinjtë po e dëgjojnë, por nuk ka shumë. “Të rinjtë shqiptarë nuk duan më të dinë për këtë jetë, është e vështirë, rraskapitëse, jeton atje, por nuk pasurohesh”.

“Dhe pasuria është qëllimi i çdo të riu shqiptar, pas kaq shumë urie”, buzëqesh Besimi. “Situata ishte e komplikuar, por për fat të mirë kanë ardhur egjiptianët. Ata janë të mirë, duan të punojnë dhe ne e kuptojmë njëri-tjetrin menjëherë”.

Shqipëria ka filluar të mirëpresë migrantët, vendimtar për një sektor që, përndryshe, do të shembej ndërsa brezi i Besimit tërhiqet.

Njëri prej tyre është Ahmedi. Një portret që duket si hartë detare. E përcëlluar nga dielli i shumë deteve dhe shumë udhëtimeve. I qeshur dhe mikpritës, ai është i lumtur të tregojë për Open Migration, për kontributin e tij dhe të bashkëkombësve të tij në botën e peshkimit në Shqipëri.

“Ne jemi rreth 250 vetë që punojmë në Shqipëri, të gjithë profesionistë. Unë vij nga Dumyāṭ, Damietta, siç thoni ju italianët. Nuk mund t’ju them me siguri, që kur kam punuar në det, jam ndier sikur kam qenë gjithmonë atje, kështu është në pjesën time të botës”.

“Ka disa bashkëfshatarë të mi, por shumica e tyre vijnë nga Aleksandria dhe Port Said. Te ne nuk ka punë. Kam punuar për shumë vite në Greqi, gjithashtu në Bullgari, por thashethemet filluan të përhapeshin midis nesh se kishte kërkesë në Shqipëri dhe ne erdhëm”.

Dita po mbyllet, një varg punëtorësh egjiptianë po drejtohen në dalje të qytetit. Ahmedi dhe Besimi, tre zonjat e rrjetave, shumë njerëz të tjerë, lëvizin në sfondin e Portit të Durrësit, i cili për vite me radhë ishte një mur i pakalueshëm.

Mbi të gjitha, migrimet janë një rrymë, e cila nuk ndalet së lëvizuri midis valëve të shumë deteve dhe periudhave të ndryshme historike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore