Sport

Oferta e PSG-së për Mbappe-n


Mbappe, së bashku me yllin e Dortmund-it, Erling Braut Haaland, janë emrat më të përfolur për merakton në botën e futbollit.

Ylli i Paris Saint-Germain duhet të marrë një vendim rreth së ardhmes shumë shpejt.

Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2022, por nëse ai nuk pranon të rinovojë, duhet të largohet këtë verë.

PSG-ja e ka bërë të qartë që nuk do të rrezikojë që ta humbë futbollistin me parametra zero.

Të interesuarit kryesorë për shërbimet e francezit dihen tashmë, me Liverpool-in dhe Real Madrid-in, të cilat janë të gatshme të bëjnë gjithçka për ta pasur në dispozicion.

Por, siç raport L’Equipe, PSG-ja është e gatshme që Mbappe-së t’i ofrojë 30 milionë euro për sezon, shifër kjo, me sa duket, e pamundur për dy skuadrat e interesuara.

Megjithatë, Mbappe deri më tani ka refuzuar shumë oferta nga PSG-ja dhe duket që më shumë se shifra të parave, është i interesuar ta realizojë ëndrrën e tij.

Deri në fund të verës mund të ndodhë gjithçka, por nëse Mbappe refuzon edhe këtë ofertë, futbollisti do të jetë me një këmbë jashtë Paris-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore