Pajisje

Nvidia pezullon publikimin e RTX 4080 12 GB për shkak të emërtimit


Nvidia ka lëshuar një deklaratë, ku kompania njoftoi se po “çlancon” kartën grafike GeForce RTX 4080 12 GB për shkak të problemeve me emrat.

I planifikuar të publikohet më 16 nëntor së bashku me RTX 4080 16 GB më të fuqishëm, RTX 4080 12 GB u zhyt në polemika që kur u njoftua muajin e kaluar gjatë zbulimit të serive 40.

Duke adresuar polemikën, Nvidia pranoi se RTX 4080 12 GB nuk ishte emërtuar siç duhet dhe se kishte dy GPU me të njëjtin emërtim 4080 ishte konfuze.

“Pra, ne po shtypim butonin ‘unlaunch’ në 4080 12 GB. RTX 4080 16 GB është i mahnitshëm dhe në rrugën e duhur për të kënaqur lojtarët kudo në botë në ditën e 16 nëntorit”, vazhdonte deklarata e kompanisë.

Që nga shpallja e tij, emërtimi i RTX 4080 12 GB ka qenë një pikë debati midis mediave dhe konsumatorëve.

Nvidia suspends RTX 4080 12GB launch over naming kerfuffle

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore