Lajme

Numri i armëve bërthamore në arsenalet e fuqive të mëdha po rritet


Në një studim të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI), vlerësohet se aktualisht ka rreth 12 mijë e 512 koka bërthamore në mbarë botën dhe shumica e tyre ndodhen në arsenalin ushtarak të Kinës, transmeton gazeta “The Guardian”.

Sipas botimit britanik, numri i armëve bërthamore operacionale në arsenalet e fuqive të mëdha ushtarake është përsëri në rritje dhe analistët paralajmërojnë se bota “po hyn në një nga periudhat më të rrezikshme në historinë njerëzore”.

Në një kohë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përshkallëzimit të kërcënimit bërthamor, vlerësohet se aktualisht ka rreth 12 mijë e 512 koka luftarake në botë, nga të cilat 9 mijë e 576 janë në stoqe ushtarake dhe gati për përdorim të mundshëm.

Kjo është 86 më shumë se një vit më parë.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI) sugjeroi se 60 koka të reja janë në arsenalin e Kinës, me Rusinë (12), Pakistanin (pesë), Korenë e Veriut (pesë) dhe Indinë (katër) gjithashtu që kanë armë të tjera të reja.

Rritja e numrit të kokave bërthamore u regjistrua pavarësisht deklaratës së vitit 2021 nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca – se “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe një konflikt i tillë nuk duhet të ndodhë kurrë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore