Kosova

Një orë pritje për të dalur nga Mërdarja


Foto nga arkivi.

Rreth një orë është pritja për të dalur gjatë fundjavës nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdarë.

Në krahasim me javën e kaluar këto pritje në fillim të javës janë shkurtuar dukshëm, kështu bëhet e ditur përmes të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona e veturave që po presin për të dalë nga Merdar është 1 mijë e 200 metra.

Në pikat tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe në dalje.

Më 6 janar, Policia e Kosovës kishte dalur me sqarim për sa i përket situatës në pikën kufitare në Merdare, ku shumë qytetarë po presin me orë të tëra në kolona për ta kaluar kufirin me Serbinë, dhe kjo pritje, sipas policisë, po ndodh për shkak të kapaciteteve dhe punës së ngadalësuar të palës serbe.

Të dhënat e publikuar nga Qendra e Menaxhimit Kufitar, të shfaqura në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përmes një njoftimi për media nga policia kishin thënë se bazuar në informacionet që në vazhdimësi i sigurojnë nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, “vërehet se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave që dalin nga Republika e Kosovën është në Pikë Kalimit Kufitar në Merdare, ku pritjet dhe kolonat janë mjaft të gjata”.

“Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të palës serbe”, thuhej në njoftim.

Ndërsa nga ky institucion i sigurisë është adresuar ky shqetësim edhe tek mekanizmat ndërkombëtar, ku kanë kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar.

Po ashtu, nga policia kanë kërkuar të gjithë personat që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë dalje nga Kosovë, të përdorin edhe ato alternativet (pikat tjera kufitare, në të cilat fluksi është e vogël, për t’iu shmangur kështu pritjeve dhe kolonave eventuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore