Shqipëria

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni 66 vjeçar


Shtetasi me iniciale B.S ka ndërruar jetë, pas atentatit të kryer në mëngjesin e ditës së enjte me 25 shkurt pranë Piramidës, Tiranë.. Nga burime të brendshme, mësohet se viktima ka ushtruar aktivitet të paligjshëm droge i lidhur me grupin Turgut. Në Shqipëri ka pasur disa biznese në Tiranë, që më vonë i ka mbyllur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personi i qëlluar, ishte duke ecur në këmbë. Atenatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë. Ai ka marrë dy plumba në trup, ndërsa dyshohet se është qëlluar me silenciator.

Mësohet se ai kishte tre emra, Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia. Ai  më parë është skeduar për trafik droge edhe në Zvicër.

Grupi Turgut

Ai  më parë është arrestuar së bashku me Abdulselam Turgut duke u akuzuar për trafik droge nga Turqia në Shqipëri.

Konkretisht, në vitin 1998 ai është arrestuar për llogari të autoriteteve turke i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të drogës, kryesisht heroinës.

Turgut u prangos më 18 shkurt të vitit 2011, një arrestim ky i finalizuar për llogari të shtetit gjerman. Turgut akuzohej nga autoritetet gjermane për trafikimin e 1 ton droge, ndërkohë që kërkohet edhe nga Rumania, Austria, Holanda e Italia. Turgut, i cili veç akuzave për trafik ndërkombëtar droge ka lidhje edhe me krimin e organizuar në Shqipëri.

Ndërkohë emri i turkut lakohet edhe për përfshirje në organizatë terroriste. Celula terroriste ku bënte pjesë, mes të tjerash akuzohet për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Emri i tij është dhe në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Njoftimi paraprak i policisë

Me datë 25 shkurt 2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore