Shqipëria

Nivica, një stacion me turizëm elitar


Kryeministri Rama tha se bukuritë në Nivicë nuk janë shfrytëzuar, por keqshfrytëzuar. Këto shtatë vite përpjekjesh kanë qenë përpjekje të vazhduara nga ana e qeverisë, pasi është dashur të prishet çfarë është bërë gabim dhe keqshfrytëzuar.

“Është dashur vijimësisht çfarë është bërë keq. Sikurse ndodhi me kalanë e Ali Pashës. Asnjë vend nuk do t`ia kishte lejuar që t’a abandononte dhe t’a linte të abuzuar dhe të keq shfrytëzuar”, pohoi Rama.

Kryeministri tha se sot është e qartë dhe e prekshme që faza embrionale e një zhvillimi të qëndrueshëm, e një ekonomie që do të fuqizohet, përmes shfrytëzimit të kësaj pasurie ka filluar të japë shenjat e para.

Janë 11 shtëpi të rindërtuara. Janë gjashtë kërkesa për projekte të reja agroturizmi. Janë edhe 27 kërkesa tjera në Bashkinë e Tepelenës, për rindërtime të tjera.

“Një një vend ku të falnin shtëpinë është bërë thuajse e pamundur, pasi sytë gjithë i kanë sytë te e ardhmja”, shtoi Rama ndërsa ishte ulur këmbëkryq mes bukurive të Nivicës.

“Shenjat e para janë të qarta dhe të prekshme. Në këtë dekade do të kemi një zhvillim ekspotencial. Kemi zhvilluar një projekt vizionar për këtë zonë. Tepelena është zhvilluar në xhep fallco. Qendër graviteti e një zhvillimi që bashkon të gjitha pikat brenda një perimetri që prek Gjirokastrën, Vlorën, Përmetin, Himarën”, tha Kryeministri.

Nga Nivica me rrugën e re Borshi është vetëm 40 minuta. Me rrugën re do të marrë vetëm 40 minuta për të qenë plazh apo në mal.

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore do të ketë impakt në turizëm.  Njerëzit po rindërtojnë shtëpitë e vjetra, kanë filluar të bëjnë projektet për agroturizëm, edhe pse projekti infrastrukturor nuk ka përfunduar ende

Rama shtoi se “Nivica është një zhvillim  fantastik për nga koncepti, për nga qasja krejtësisht ekologjike e një grupi vizitorësh suedezë. Ata duan të bëjnë në Nivicë një stacion të turizmit më elitar.”

Kryeministri Rama thumboi dhe programin ekonomik të Partisë Demokratike (PD).

“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër. Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh,  siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”.

“Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë”, tha Rama nga Nivica për programin ekonomik të PD-së së prezantuar pak ditë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore