Shqipëria

Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, marrin pjesë mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta


Ka nisur tanimë konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe dhe mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të marrin pjesë.

“Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria takohen sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe”, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Sipas Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, ky konkurs synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë te fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Me pjesëmarrjen e mbi 11 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare.

Sakaq, 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore