Shqipëria

Nis greva e doganave greke, mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë


Nga sot, të gjitha pikat kufitare me Greqinë, do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë.

Deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë.

Për mbylljen e tyre, shkak është është bërë një grevë nga ana e Sindikatës Doganore.

Ndërkohë, njoftimi i një dite më parë lidhur me mbylljen ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme.

Referuar të dhënave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit nga Kapshtica kanë hyrë 2 mijë e 504 shtetas dhe kanë dalë 2 mijë e 335.

Sakaq, kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta.

Nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm këmbësorët pa bagazhe.

“Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim”.

Protesta 48-orëshe e doganave greke, Ambasada shqiptare: Merrni masat për udhëtimet e planifikuara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore