Sport

Newcastle fillon negociatat me qendërmbrojtësin e Bayern Munich-ut


Klubi nga Premier League i Newcastle United ka kontaktuar agjentin e qendërmbrojtësit të Bayern Munich-ut, Niklas Sule-s për një transferim të mundshëm.

Sipas gazetës së përditshme gjermane “Bild”, klubi anglez ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit gjerman.

Christian Falk, kreu i sektorit të sportit në “Bild” tha se tre javë më parë janë mbajtur bisedimet e para mes përfaqësuesve të Newcastle-t dhe atyre të lojtarit.

Falk-u mendon se ka një interes të ndërsjelltë në këtë mes. Edhe vetë Sule duket se është i bindur nga projekti i pronarëve të rinj të klubit dhe i pëlqen të luajë në Premier League.

Kontrata e Sule-s me Bayern-in përfundon verën e ardhshme. Ai është pjesë e bavarezëve që nga viti 2017. Këtë sezon është paraqitur në 10 ndeshjet e Bundesliga-s dhe tre në Champions League, duke qenë titullar në formacionin e Julian Nagelsmann-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore