Film

Netflix vë në dispozicion të amerikanëve serialin e Volodymyr Zelenskyy – “Servant of the People”


Seriali komedik dhe satirik “Servant of the People”, i krijuar nga presidenti tanimë i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është rikthyer në platformën Netflix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju kërkuat dhe u kthye”, shkroi shërbimi i transmetimit në një postim në Twitter të mërkurën e16 marsit, duke njoftuar rikthimin e serialit, i cili nisi tash e tutje do të jetë në dispozicion për transmetim.

Gjithsesi, historia e filmit ndjek një mësues historie të shkollës së mesme, të luajtur nga Zelenskyy, i cili papritur bëhet president pasi një video e tij duke u ankuar për korrupsion u bë virale.

“Servant of the People”

Seriali filloi në vitin 2015 dhe zgjati për tre sezone, duke përfunduar kur Zelenskyy nisi një fushatë për pozitën aktuale më 2019, fushatë e cila u realizua nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu si seriali, “Shërbëtor i Popullit”.

Ai fitoi me shumicë, duke mbledhur më shumë se 73% të votave dhe u bë president i Ukrainës më vonë po atë vit.

Zelenskyy është bërë fytyra e rezistencës ukrainase në javët e fundit, ndërsa ai kërkon të shmangë një pushtim të vazhdueshëm rus të vendit të tij.

Ai ka postuar shpesh video në rrjetet sociale, duke iu drejtuar liderëve botërorë dhe është bërë një emër i njohur global.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore