Lajme

Netanyahu: Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit në Gaza do të ‘ndryshojë Lindjen e Mesme’


Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të paprecedentë të shumëfishtë nga persona të armatosur palestinezë nga Rripi i Gazës do të “ndryshojë Lindjen e Mesme”, tha të hënën kryeministri Benjamin Netanyahu.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Ai po fliste me kryetarët e qyteteve kufitare jugore të goditura nga sulmi i papritur që filloi të shtunën, tha një deklaratë nga zyra e tij.

Netanyahu nuk shtjelloi parashikimin e tij.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e sigurisë të shtunën pasdite, duke thënë se “që nga mëngjesi i sotëm, Izraeli është në gjendje lufte”.

Netanyahu shtoi se misioni i parë i ushtrisë është të pastrojë të gjitha komunitetet jugore nga prania e terroristëve që depërtuan në to dhe “të rivendosë sigurinë dhe paqen në të gjitha komunitetet që pësuan sulmin”.

Kreu i Qeverisë shtoi se objektivi i dytë i ushtrisë është “të bëjë armikun të paguajë një çmim të llahtarshëm” dhe se objektivi i tretë është të sigurojë arena të tjera potencialisht të dhunshme “kështu që askush tjetër nuk do të mendonte t’i bashkohej kësaj lufte”.

“Në një kohë lufte, ne të gjithë duhet të qëndrojmë të qetë. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve izraelitë të bashkohen, në mënyrë që të mund të arrijmë objektivin tonë – të fitojmë këtë luftë”, ravijëzoi ai në përmbyllje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore