Sport

Nëna e Zaniolo-s: Biri im ishte afër largimit në verë, Roma nuk e vlerësoi sa duhet


Nëna e Nicolo Zaniolo-s, Francesca Costa, konfirmoi se Roma donte ta shiste italianin një vit më parë për 50 ose 60 milion euro dhe pranoi se Milan dhe Tottenham bënë oferta në janar.

Zaniolo iu bashkua Galatasaray-t nga Roma për 29.5 milionë euro, duke përfshirë shtesat në shkurt.

Ai kishte kërkuar të largohej nga klubi në afatin kalimtar të janarit, duke refuzuar një ofertë nga Bournemouth.

Në një intervistë për “Il Corriere dello Sport”, nëna e ish-yllit të Romës shpjegoi se çfarë fshihet pas largimit të Zaniolo-s nga verdhekuqtë, duke zbuluar se gjithçka filloi një vit më parë.

Fitimi i Ligës së Konferencës ishte një gëzim i jashtëzakonshëm, më bën të qaj kur flas për të. Ne ishim shumë të lumtur. Një ëndërr që krijoi shumë zhgënjime”, tha nëna e tij.

“Pastaj, ne patëm mundësinë të ndryshonim në verë. Ne negociuam me klubin i cili tha se ai mund të largohej për 50 ose 60 milionë euro”, vazhdoi ajo.

“Ai nuk mori oferta të ngjashme, kështu që mbeti në klub dhe ishte i lumtur për këtë. Megjithatë, ai priste një zgjatje të kontratës në përputhje me vlerësimin”, shtoi Francesca.

“Roma kurrë nuk i ofroi atij një zgjatje të kontratës ‘në kundërshtim me shokët e tjerë të skuadrës’”, vuri në dukje Costa.

“Por nuk bëhej fjalë për paratë. Nicolo e kuptoi se ai nuk ishte më pjesë e projektit, Roma i tha atij se donin ta shisnin në qershor, kështu që ai ndjeu se ishte shtyrë mënjanë dhe drita ishte fikur”.

Francesca më tej shpjegoi një gjë interesante për të birin e tij, që sipas saj nuk e dinte askush.

“Thuhej se ai refuzoi të luante për Romën, se është tradhtar. Njerëzit nuk e dinë se ai luajti me injeksione për shkak të një dëmtimi në shpatull”, shpjegoi nëna e futbollistit.

“Klubi nuk ishte korrekt, por ai vërtet ndihej keq. Kur nuk u thirr kundër Fiorentina-s, ai dridhej. Mjekët e vërtetuan. Nuk e di nëse ishte grip apo stres, por ai nuk ishte mirë”.

Kujtojmë që Zaniolo qëndroi te Roma për pesë vite dhe gjatë kësaj kohe luajti në 124 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 18 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore