Jetesë & Stil

Nëna e Selena Gomez e infektuar me COVID-19


Mandy Teefey, nëna e këngëtares së njohur , Selena Gomez, është prekur rëndë nga COVID-19 dhe vetëm tani ka zgjedhur të rrëfejë tmerrin e përjetuar.

45-vjeçarja përfundoi në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm kur u infektua. Duke folur për revistën “People”, ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.

Ndërkaq ajo tha për “People”: “Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën. U thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë.”

Ndërkaq, rikujtojmë se Selena Gomez së fundmi dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që është bashkuar së bashku më nënën e saj Mandy Teefey dhe bashkëthemeluesen e ‘Newsette’, Daniella Pierson për të nisur “WonderMind”, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Së fundmi, Mandy Teefey ka folur mbi komentet negative lidhur me peshën e saj trupore që ka përjetuar në rrjet pas fotos së kopertinës ‘Enterpreuter’ në të cilën ka dalë me vajzën e saj.

Mandy tregoi se si pas fotos, një mesazh në Instagramin e saj e habiti edhe më shumë. Një ndjekës i paidentifikuar i ofrohej ta ndihmonte që të humbiste peshë.

Sa i përket Selena Gomez, ajo ka folur së fundmi mbi nominimin e albumit të saj “Revelacion” për çmimin “Grammy”.

Këngëtarja 29-vjeçare ka marrë nominimin e parë nga Akademia e ndarjes së çmimeve në kategorinë e albumit më të mirë latin pop për “Revelacion” dhe ajo pranoise vendi i saj në këtë listë ishte një surprizë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore