Shqipëria

Në pranga 2 shtetas, vodhën 7 banesa në Kavajë në 3 muaj


Nën akuzën se gjatë tre muajve të fundit kanë kryer një sërë vjedhjesh në banesa të ndryshme, dy persona janë vënë në pranga.

Policia Kavajë, pas denoncimeve të marra nga qytetarët, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Në kuadër të tij janë zbardhur shtatë raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023.

Po ashtu janë arrestuar dy autorët, shtetasit Shkëlqim Çopa 20-vjeç dhe Alfred Përshtaku 29-vjeç, të dy banues në Golem.

Ata kanë vjedhur në shtatë banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Sakaq, Policia ka sekuestruar disa pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, dy celularë dhe dy motoçikleta me të cilat lëviznin shtetasit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore