Lajme

Në Bosnjë do të rinumërohen votat për presidentin e Republika Srpska-s


Komisioni Zgjedhor i Bosnjë-Hercegovinës urdhëroi rinumërimin e votave për të rinumëruar votat për Republikën Srpska, për nivelin e presidentit dhe atë të nënpresidentit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Gjashtë anëtarë të Komisionit kanë votuar pro vendimit dhe vetëm një ka qenë kundër.

“Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje ka shqyrtuar disa ankesa dhe ka pasur qasje në të dhëna dhe video-materiale. Procesi zgjedhor është aq i kontaminuar saqë nuk është e mundshme që të vërtetohet rezultati i saktë”, ka thënë presidenti i këtij Komisioni, Suad Arnautoviç.

Ai shtoi se vëzhguesit e akredituar do të informohen në kohë të duhur dhe se fillimisht do të bëhet një analizë e votave të pavlefshme.

Sipas rezultateve të fundit, Milorad Dodik, kandidati i partisë në pushtet, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, ka fituar 291 mijë e 915 vota.

Kundërshtarja e tij, Jelena Triviç, e cila është mbëshetur nga partia e saj, Partia për Progres Demokratik, Partia Demokratike Serbe dhe Lista për Rregull dhe Drejtësi, e Nebojsha Vukanoviç-it, ka fituar 262 mijë e 969 vota.

Një bllok i partive opozitare paraqiti një ankesë se rezultatet e votimit ishin falsifikuar nga udhëheqësi serb Milorad Dodik.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u mbajtën në Bosnje më 2 tetor, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale në Republika Srpska.

Një natë para zgjedhjeve, Triviç njoftoi fitoren e saj bazuar në numërimin paraprak të votave në një numër qendrash votimi.

Por të nesërmen në mëngjes doli përpara Dodik, i cili u konfirmua nga KQZ me 98 për qind të votave të numëruara.

Tre partitë opozitare që mbështetën Triviç mbajtën protesta ku morën pjesë mijëra mbështetës dhe kërkuan një rinumërim të votave, duke përmendur parregullsi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore