Shqipëria

Ndryshime në qeveri, Kadia kalon në Ministrinë e Jashtme


Besart Kadia, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, është liruar nga detyra.

Megjithatë, Kadia ka marrë një tjetër post në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ai, në vendimet e qeverisë të publikuara këtë të mërkurë të 8 marsit, njoftohet se do të mbajë postin e zëvendëministrit në Ministrinë e Jashtme.

“Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Në vend të Kadias në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë emërohet Endrit Yzeiraj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore