Lajme

Ndihma ushtarake për Ukrainën, BE nuk përgjigjet


Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme – u përpoq të fshihte sikletin e tij dje, duke mos pasur asgjë për të shpallur në fund të takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të organizuar për t’iu përgjigjur kërkesave urgjente të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kievi kërkon urgjentisht municion për artilerinë e tij dhe furnizimin e shtatë sistemeve të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot.

Gjashtë vende të BE-së – Gjermania, Polonia, Spanja, Greqia, Rumania dhe Holanda – i posedojnë këto armë dhe i përdorin për të mbrojtur bazat e NATO-s në territorin e tyre ose infrastrukturën e tyre strategjike.

Berlini premtoi të dhuronte një. Pesë të tjerët janë të shurdhër.

“Unë nuk kam Patriot në Bruksel. Patriot-ët janë në kryeqytete. I takon çdo shteti anëtar të marrë vendimin e tij”, ka thënë Borrell i acaruar, i shtyrë nga pyetjet e gazetarëve se pse nuk ishte bërë asnjë njoftim.

Duket qartë se Evropa nuk ka raketa për Patriot-ët dhe është duke pritur për amerikanët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth gjashtëdhjetë të tilla në magazinë për shitje.

Dhe nuk dërguan asnjë në Ukrainë.

Ndërkohë evropianët do të duhet të paguajnë për të mbajtur premtimet e tyre ndaj ukrainasve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore