Shqipëria

Ndërron jetë pas abortit 34-vjeçarja nga Elbasani, procedohen penalisht mjekët


Një 34 vjeçare nga Elbasani, të hënën e 30 janarit ka ndërruar jetë disa orë pasi është paraqitur në Maternitet dhe ka kryer një procedurë aborti.

Referuar të dhënave të policisë, shtetasja Etleva Çullhaj, pas procedurës është larguar për në banesë.

Mirëpo, rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dyshohet se ka pasur komplikacione dhe është transportuar sërish në Maternitetin e qytetit, aty ku ka humbur edhe jetën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Po ashtu vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore