Sport

NBA/ Curry shënon 50 për Warriors, Lakers fitojnë me kohë shtesë


Edhe një tjetër natë tejet interesante u zhvillua në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Spektakël dhuroi Stephen Curry i Golden State Warriors, kurse fitoren e gjetën edhe Dallas Mavericks, Los Angeles Lakers dhe Phoenix Suns.

Golden State Warriors:

Një periudhë e tretë përtej normales ishte e mjaftueshme që Golden State të gjente fitoren e nëntë sezonale.

Skuadra nga San Francisco, arriti fitoren me rezultat 127-113 përballë Atlanta Hawks.

Ndeshje historike zhvilloi ylli i skuadrës, Stephen Curry, që ishte në një nivel krejt tjetër prej të tjerëve.

Ai shënoi 50 pikë nga 14 goditje të sakta, prej të cilave nëntë ishin tre pikësha.

Kësaj performance, Curry i shtoi edhe dhjetë asistime për të arritur double-double, e po ashtu kishte edhe shtatë kërcime.

Warriors vazhdojnë formën e mirë duke qenë të parët në perëndim, me nëntë fitore pas dhjetë ndeshjesh.

Hawks mbesin të 13-tit në lindje, me katër fitore e shtatë humbje

Dallas Mavericks:

Dallas gjeti një fitore të lehtë përballë New Orleans Pelicans, për t’i zhytur edhe më shumë në krizë këta të fundit.

Performanca e mirë e Luka Doncic rezultoi përsëri vendimtare për vendasit.

Slloveni shënoi 25 pikë, të cilave iu shtoi dhe pesë kërcime e pesë asistime, duke qenë basketbollisti më i spikatur i takimit.

Këto pikë i ndihmuan Dallas-it të arrinte te fitorja 108-92.

Pas dhjetë ndeshjesh, Dallas janë të tretët në perëndim me shtatë fitore e tre humbje.

New Orleans renditen të fundit në lindje, me vetëm një fitore pas 11 takimeve.

Phoenix Suns:

Finalistët e sezonit të kaluar vazhdojnë formën e mirë, me një tjetër fitore.

Këtë radhë, kundërshtar i tyre ishte Sacramento Kings.

Falë një çereku të tretë ku fituan me plus 19 pikë, Suns arritën ta siguronin një fitore shumë të vlefshme.

Harrison Barnes i Kings ishte lojtari më i dalluar i takimit, me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Suns me këtë fitore ngjiten në vendin e katërt në perëndim, me gjashtë fitore pas nëntë takimesh.

Kurse, King ndodhen në vendin e dhjetë, me pesë fitore e gjashtë humbje.

Los Angeles Lakers:

Lakers vuajtën shumë përballë Charlotte Hornets.

Skuadra nga Los Angeles, u desh të shkonte deri në kohë shtesë për të fituar takimin.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 115-115, para se një performancë e mirë e Anthony Davis të ishte vendimtare në over-time.

Davis shënoi 32 pikë, e shtoi edhe 12 kërcime plus katër asistime.

Performancë shumë të mirë kishte edhe veterani Carmelo Anthony, me 29 pikë.

Lakers gjejnë fitoren e gjashtë pas 11 ndeshjesh, duke u ngjitur në vendin e tetë në perëndim.

Kurse Hornets, mbesin në vendin e nëntë në lindje me pesë fitore e shtatë humbje.

Ndeshjet tjera të natës përfunduan me këto rezultate:

Philadelphia 76ers 96-103 New York Knicks

Chicago Bulls 118-95 Brooklyn Nets

Memphis Grizzlies 125-118

Denver Nuggets 113-96 Miami Heat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore