Sport

NBA: All Star i vitit 2021


Ndeshja e All Star në NBA do të mbahet edhe këtë vit. Adam Silver, komisioneri i NBA, ka vendosur të mbahet ndeshja e All Star edhe pse ndodhemi në rrethana pandemie.

All Star do ta ketë formatin e njejtë si vitin e kaluar ku ndeshja do të luhet në nderë të Kobe Bryant i cili ka vdekur në vitin 2020 nga një aksident.

Do të zgjedhen dy kapiten nga dy konferencat dhe ata do të vendosin për ekipet e tyre.

Tre çerekët e parë do të luhen si ndeshje normale, kurse në çerekun e fundit, ekipi i cili është duke fituar do të vihet si objektiv që të shenojë 24 pikë më shumë në nder të numrit 24, i cili është numri i fanellës së Kobe Bryant.

Startuesit e konferencës perëndimore dhe lindore janë zgjedhur të enjten më 18 shkurt.

Edhe pse Lebron James kishte deklaruar se nuk do që All Star të mbahet këtë vit, ai është zgjedhur kapiteni i konferencës perëndimore.

Ndërsa në konferencën lindore, kapiten është zgjedhur Kevin Durant.

Startuesit e konferencës perëndimore dhe lindore të zgjedhur nga tifozët, mediat dhe lojtarët janë:

Rezervistët do të publikohen me 23 shkurt.

Ndërsa zgjedhja e lojtarëve nga dy kapitenët, James dhe Durant do bëhet me 4 mars.

Me 7 mars do të luhet ndeshja e All Star, gara për trepikësh, ngulitja më e mirë dhe gara e aftësive basketbollistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore