Sport

Nadal tërhiqet nga Wimbeldon-i


Rafael Nadal është tërhequr Wimbeldon-i dhe nuk do ta luajë gjysmëfinalen kundër Nick Kyrgios.

Vendimi për tërheqje nga numri dy në botë, erdhi pasi ai pësoi një dëmtim në bark në ndeshjen çerekfinale ndaj Taylor Fritz, të cilën spanjolli e fitoi me vështirësi me rezultat 3:2 në sete.

Ai mori një pushim mjekësor gjatë ndeshjes dhe injoroi thirrjet nga babai dhe motra e tij për t’u larguar dhe ia doli në fund për të triumfuar.

“Kam provuar shumë herë në karrierën time për të vazhduar, por është e qartë se lëndimi do të përkeqësohet”, tha ai.

Kundërshtari i tij në gjysmëfinale, Kyrgios do të shkojë direkt në finale, ku do të përballet me Novak Djokovic ose Cameron Norrie.

Nadal konfirmoi se ai ka një çarje në muskulin e barkut që do të thotë se ai nuk do të ishte në gjendje të garonte në gjysmëfinalen e së premtes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore