Jetesë & Stil

Muzika koreane gjen frymëzim në mitologjinë greke


BTS është një ndër grupet më të njohura pop në Korenë e Jugut. E veçanta te muzika koreane qëndron në faktin se, nga ana estetike, vizuale dhe tema, ata frymëzohen prej mitologjisë së Greqisë së lashtë.

Shumë prej grupeve muzikore pop, në Kore përdorin mitet e Greqisë së lashtë, si material burimi për këngët e tyre, përfshirë konceptet e videove dhe imazhet promovuese.

BTS kanë një ndikim të madh në botë, duke përshirë një larmishmëri stilesh në grupin e tyre. Ai është ndikuar më së shumti nga bota poetike dhe letrare greke.

Deri tani janë banda më e madhe K-pop në Koren e jugut. Në vitin 2020 u cilësuan si banda më e madhe në gjithë botën, duke shitur më shumë albume se çdo vit tjetër.

Diskografia e tyre është e mbushur me referenca të mitologjisë greke. Madje ata interpretuan si shtatë perëndi në koncertin, MMA 2019.

Historia

Kutia e Pandorës tregon historinë e Pandorës, e cila ishte gruaja e Epimetheus dhe nëna e një vajze të quajtur Pirra.

Për shkak të martesës së Pirras me kushëririn e saj Deukalion, perënditë dërguan një përmbytje masive për të shkatërruar tokën dhe njerëzit.

Sidoqoftë, Pirra dhe Deukalion arritën të mbijetonin dhe, pasi kërkuan ndihmë nga Orakulli në Delphi, ata hodhën kockat e Pandorës në tokë, në mënyrë që bota të ripopullohej.

Një ditë, Epimetheus i kërkoi gruas së tij që të shikonte një anije. Pandora, e cila nuk mund të përmbante kuriozitetin e saj, hapi “kutinë”, e cila kishte brenda saj frikë dhe dëshpërim, duke i lëshuar kështu në botë. Ajo e mbylli kutinë në kohë, për të mbajtur shpresën e shpëtimit gjallë.

Videoja muzikore përmban skena me anëtarin Jungkook që leviton në ajër, si Icarus fluturues, me pikturën në sfond dhe pendët e zogjve që bien nga qielli.

Miti i Daedalus dhe Icarus tregon historinë e një babai dhe një djali që përdorën krahët për të shpëtuar nga ishulli i Kretës.

Daedalus punoi për mbretin Minos, pasi u internua në ishullin e Kretës nga perëndesha Athina.

Mbreti Minos i kërkoi të ndërtonte një burg për të kapur Minotaurin – një krijesë mitologjike me trupin e një burri dhe kokën e një demi – i cili ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm, por në vend të kësaj Daedalus krijoi një labirint të hollësishëm dhe ishte e pamundur t’i shpëtonte formës.

Mbreti Minos dëshironte që ekzistenca e Minotaurit të mbahej e fshehtë, kështu që mbajti Daedalus dhe familjen e tij, përfshirë djalin e tij Icarus, të bllokuar në një qeli.

Kënga “Dionysus”, nga albumi BTS, 2019 “Map of The Soul”, merr emrin e saj nga perëndia greke e verës dhe festës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore