Lajme

Musk fshin statusin ku krahason Trudeaun me Hitlerin


Elon Musk ka fshirë një postim të dyshimtë në median sociale Twitter, në të cilin bënte një krahasim satirik midis kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, dhe Adolf Hitlerit.

Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave elektrike Tesla dhe personi më i pasur në botë, nuk iu përgjigj një kërkese për koment, shkruan agjencia mediatike “Bloomberg”.

50-vjeçari po i përgjigjej një postimi të bërë nga platforma e kriptomonedhave CoinDesk, në lidhje me urdhrat e Trudeau-t që t’u ndërpresin fondet protestuesve që kanë bllokuar pikat kufitare dhe kanë kampuar në kryeqytetin e Kanadasë.

Musk postoi në Twitter një foto të Hitlerit, me tekstin “Mos më krahasoni me Justin Trudeau” në krye dhe “Unë e kisha një buxhet” në fund.

Tweet-i shkaktoi reagime nga grupe të tilla si Komiteti Amerikan Hebre, një organizatë avokuese, e cila i bëri thirrje Musk të kërkonte falje për referencën ndaj diktatorit që urdhëroi gjenocidin e miliona njerëzve.

“Elon Musk ka ushtruar edhe një herë një gjykim jashtëzakonisht të dobët, duke përmendur Hitlerin për të vënë në dukje idetë e tij në mediat sociale”, tha grupi në një deklaratë.

“Ai duhet të ndalojë këtë sjellje të papranueshme”.

Polemika vjen pasi Tesla përballet me ankesa për diskriminim dhe ngacmimin racor.

Departamenti i Punësimit të Drejtë dhe Strehimit të Kalifornisë paditi Teslën javën e kaluar për diskriminim dhe ngacmim racor, pasi gjeti një model të përhapur keqtrajtimi të punëtorëve me ngjyrë në fabrikën e prodhuesve të makinave elektrike pranë San Franciskos.

Musk rrallëherë fshin tweet-et, por kjo nuk është e paprecedentë për të.

Pothuajse një vit më parë, ai fshiu një postim në Twitter, në të cilin shkruhet se Tesla mund të ishte në rrugën e duhur për t’u bërë kompania më e madhe në SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore