Sport

Muriq kërkohet nga klubi anglez


Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, ka marrë së fundmi një ofertë nga klubi anglez, Burnley.

Sipas asaj që shkruan “Sport Bible”, drejtuesit e skuadrës angleze dëshirojnë gjatë kësaj vere ta mbyllin transferimin e gardianit kosovar.

Në fakt, thuhet se është trajneri Vincent Kompany ai që pritet të jetë në krye të Burnley-t, që do ta kërkojë 23-vjeçarin ta ketë në portë.

Ende nuk dihet nëse Burnley do ta kërkojë huazimin apo transferimin e plotë të reprezentuesit të Kosovës, i cili ka kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2024.

Sezonin e fundit, Muriq ishte i huazuar te skuadra turke, Adana Demirspor, me të cilët pati 32 paraqitje mjaft të mira në të gjitha garat.

Muriq ka edhe pesë paraqitje me fanellën e Manchester City-t, por viteve të fundit ka qenë i huazuar edhe te Nottingham Forest, Girona e Willem II.

Kujtojmë që këtë vit skuadra e Burnley-t ra nga Premier Liga angleze, të cilët në sezonin e ardhshëm do të garojnë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Chmapionship.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore