Lajme

MSH: Po vazhdon vaksinimi mobil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian


Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në Kosovë kanë filluar të imunizohen me vaksina kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se është duke vazhduar vaksinimi mobil në komunat e Kosovës për këto komunitete.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për t’u vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.

“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarve në terren afër 900 qytetarë”.

“Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor”.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje këtij komuniteti dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të caktojnë terminet dhe të vaksinohet “sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet në njoftimin zyrtarë të kësaj ministrie në llogarinë e tyre në facebook.

Shpërndarja gjeografike e komuniteteve në Kosovë

Komuniteti Rom

Në disa komuna, komuniteti romë përbën ndërmjet 2% dhe 5% të popullsisë komunale:

Prizren – 4.2%, Obiliq – 2.4%, Pejë – 2%, Mitrovicë – 2% (5% në pjesën veriore),

Në zona të tjera komunitetit rom përbën 1% ose më pak të numrit të gjithmbarshëm të popullatës komunale:

Deçan – 0.06%, Ferizaj – 0.2%, Fushë Kosovë – 0.35%, Gjakovë – 0.35%, Gjilan – 0.4%, Istog – 0.11%, Kamenicë – 1%, Kaçanik – 0.01%, Klinë – 0.27%, Leposaviq – 1% (RAE), Lipjan – 0.7%, Malishevë – 0.01%, Novobërdë – 0.5%, Podujevë – 0.3%, Prishtinë – 0.3%, Rahovec – 0.5%, Shtime – 0.02%, Shtërpcë – 0.5%, Suharekë – 0.04%, Viti – 0.03%, Vushtrri – 0.27%, Zveçan – 0.1%.

Komuniteti Ashkali

Numri më i madh i pjesëtarëve të komunitetit ashkali gjendet në Fushë Kosovë, ku përbën 9,57% të popullsisë komunale.

Në komuna të tjera, të komunitetit ashkali përfshin midis 0.02% dhe 2.5% e popullsisë së komunës:

Deçan – 0.02%, Ferizaj – 2.2%, Gjakovë – 0.128%, Gjilan – 0.1%, Klinë – 1.22%, Leposaviq – 1% (RAE), Lipjan – 2%, Mitrovicë – 0.5%, Obiliq – 1.4%, Podujevë – 1.13%, Prishtinë – 0.1%, Prizren – 1.3%, Rahovec – 0.5%, Shtime – 2.47%, Skënderaj – 0.18%, Suharekë – 0.74%, Vushtrri – 0.09%, Zveçan – 0.1%.

Komuniteti Egjiptas

Në disa komuna, pjesëtarët e komunitetit egjiptian përbëjnë ndërmjet 1% dhe 5% të popullsisë komunale:

Gjakovë – 4.49%, Istog – 5.44%, Klinë – 1.83%, Pejë – 3%, Prizren – 2.20%,

Në komuna të tjera, pjesëtarët e komunitetit egjiptian përbëjnë më pak se 1% të popullsisë komunale:

Deçan – 0.96%, Ferizaj – 0.03%, Fushë Kosovë – 0.04%, Leposaviq – 1% (RAE), Lipjan – 0.1%, Suharekë – 0.02%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore