Lajme

Motra e Khamenei-t: “Populli fiton kundër tiranisë”


Badri Hossein Khamenei, motra e liderit suprem të Republikës Islamike Ali Khamenei, ka publikuar një letër në të cilën uron “fitoren e popullit dhe përmbysjen e kësaj tiranie në pushtet”.

Ajo, në letrën e publikuar në llogarinë e të birit në Twitter, kritikon vëllain duke thënë se “regjimi i Republikës Islamike nuk i ka sjellë gjë tjetër veç vuajtje dhe shtypje Iranit dhe iranianëve”.

Sipas saj, populli i Iranit meriton liri dhe prosperitet dhe kryengritja e tyre është legjitime dhe e nevojshme për të marrë të drejtat e tyre.

Në fund të nëntorit, Farideh Moradkhani, vajza e Badri dhe mbesa e Udhërrëfyesit Suprem, përfundoi sërish në burg.

Si një aktiviste e të drejtave të njeriut, ajo i ka drejtuar thirrje qeverisë të prishte lidhjet me Teheranin për shkak të shtypjes ndaj kryengritjes popullore.

Këtë të mërkurë, studentët e Universitetit të Teheranit protestuan teksa presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ishte mysafir në universitetin e tyre me rastin e Ditës së Studentit.

Dhe shumë prej tyre janë rrahur, sipas Këshillit të Sindikatës Studentore.

Studentët tentuan disa herë të demonstronin, por u sulmuan me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Sipas djemve, një nga shoqëruesit e tyre, Mohammad Shabaati, u rrëmbye nga forcat e sigurisë dhe u dërgua në ndërtesën e sigurisë së universitetit.

Kurse presidenti ka argumentuar se “protesta është e ndryshme nga revolta”. “Ne jemi gjithmonë të vendosur të dëgjojmë fjalët e studentëve”, ka shtuar ai.

Iranianët, që nga 16 shtatori, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër vdekjes në Teheran të 22-vjeçares kurde, Mahsa Amini, pas arrestimit nga policia morale për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

“Protesta çon në reforma, ndërsa revolta çon në shkatërrim dhe dëshpërim ”, ka vijuar presidenti iranian.

Po ashtu ka bërë thirrje që marrëdhëniet midis universiteteve dhe qeverisë të zgjerohen, duke ftuar studentët të zgjidhin problemet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore