Lajme

“Mos i dëgjoni talebanët shqipfolës”, Latifi: Klerikët fetarë në Kosovë kërkojnë të instalojnë praktika si në Afganistan


Blerim Latifi

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, kritikoi mendësinë fundamentaliste të klerikëve së fesë Islame në Kosovë, të cilët bëjnë thirrje që të mos kremtohen festat e fundvitit.

“Vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan: në terr, në heshtje, pa qytete e sheshe të ndriquara, pa lojëra e dhurata për fëmijët, pa darka festive familjare e miqësore”, shkroi Latifi.

Duke vepruar si në Afganistan, sipas Latifit, Kosova i jep edhe një argument kulturor Serbisë, e cila nuk lë rast e mundësi për ta paraqitur Kosovën si një vend me prirje antimoderne e antieuropiane.

“Një vend ku në vend të dhuratave e mësimeve për ta gëzuar jetën, fëmijëve u mësohet se çfarë i pret në natën e parë të vorrit dhe flakët e xhehnemit nëse nuk jetojnë sipas direktivave të talebanizmit”.

Prandaj, Latifi pati edhe një kërkesë për shqiptarë: “Mos i dëgjoni talebanët shqipfolës, trajtoni ata ashtu siç e meritojnë, si primitivë, por edhe si e budallenj të rrezikshëm, si sherrbudallë, siç do t’i quante populli”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore