Lajme

Molliqaj: Pse kryeministri s’reagoi për Veton Surroin, apo kur vjedh Vetoni është në rregull?


Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka reaguar fare pasi publicisti Veton Surroi si bashkëpronarë te “Stella Consulting” bashkë me biznesmenin nga Shqipëria Gentjan Sula, u hetuan nga Prokuroria e Ferizajt nën dyshimet se kanë dhënë “410 mijë euro ryshfet” në këmbim të lejeve ndërtimore.

“A u zu Veton Surroi në akt për çështjen e korrupsionit, asnjë shkrim kryeministri, asnjë shkrim asnjë ministër”, tha Molliqaj në T7.

“A kur vjedh Vetoni është në rregull?”.

Ai ka shtuar se “këto dallime nuk guxojmë t’ia lejojmë Kurtit, prandaj opozita duhet të bëhet bashkë”.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, emri i Surroit figuron në listën e aksionarëve.

Surroi figuron se ka 30 përqind të aksioneve derisa aksionari tjetër është Gentjan Sula me 70 përqind të aksioneve.

Të martën 21 dhjetorit, 10 persona u patën arrestuar si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.

Për këto dyshime, nën pranga u vë edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se Nikolliç, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në komunën e Shtërpcës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore