Shqipëria

Veton Surroi dhe Gentjan Sula, bashkëpronarë te “Stella Consulting”, në hetime nga Prokuroria nën dyshime për “410 mijë euro ryshfet”


Ndërtimi i shtëpizave të “Stella Consullting” dhe objektit hotelier në Brezovicë, po dyshohet se u bë pasi për rregullimin e tyre iu dha ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç,

Ndërkaq sipas Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve, në kompaninë e lartëcekuar janë aksionar publicisti Veton Surroi dhe biznesmeni nga Shqipëria Gentjan Sula.

Surroi ka 30 përqind të aksioneve, derisa Sula 70.

Por, pronari i kompanisë Koha, edhe para dy vite ishte i dyshuar për të nijetin rast.

Madje, ishte hetuar nga organi i akuzës, por që më vonë ishin mbyllur hetimet ndaj tij.

Ndërkaq biznesmeni Sula, është ndërtues nga Shqipëria i njohur me kompleksin, Kodra e Diellit dhe kompleksin në Dhërmi.

Ai, në të dyja rastet e ndërtimit ka shkelur rregullat e ndërtimit, njëjtë siç ka ndodhur edhe në Brezovicë.

Sula është ndërtues që fillimisht krijon lidhje me pushtetin dhe më pas operon kundërligjshëm me ndërtimet e tij.

Njëjtë si në Shqipëri, edhe në Kosovë ai tash dyshohet për ndërtime të kundërligjshme.

Për të arritur deri te mundësitë për ndërtim, ai, përmes Veton Surroit, ka krijuar lidhje me pushtetarët në Komunën e Shtërpcës.

Të martën 21 dhjetorit, 10 persona u arrestuan si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.

Për këto dyshime, nën pranga u vë edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se Nikolliç, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në komunën e Shtërpcës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore