Kosova

Molliqaj: Kurti do ta zbatojë Asociacionin nga frika


Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar takimin e mbajtur të enjten në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit të lart të BE-së, Josep Borell.

Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se kryeministri e ka shuar idenë për ripërcaktimin e kufijve, por po e kthen fuqishëm Asociacionin.

“Llogaritë e Kurtit për ta zbatuar Asociacionin janë llogaritë e frikës për pushtetin e tij”.

“Ai e ringjalli fuqishëm idenë Asociacionit me kriterin etnik. Brenda idesë së defunksionalizimit të brendshëm të Kosovës, që për më tepër nuk do t ‘sigurojë as njohje e as ulëse në OKB”, ka shkruar ai.

Madje, sipas tij kreu i ekzekutivit erdhi në pushtet nga personazhet e tjerë.

“Fakti që ai u bë pjesë e këtij procesi, ku pozicionet e tij janë marrëveshjet e vitit 2011, nënkupton lëshim pe. Dhe jo që pozicionet e kaluara duhet mbajtur për ta ruajtur “fjalën e thënë”, por sepse pozicionet e reja të tij janë të vjetra dhe të dëmshme për Kosovën”.

Takimi trepalësh në Bruksel.

Molliqaj, konsideron se me këta hapa të pushtetit nuk do të ketë një zgjidhje për dialogun.

“Mungesa e vizionit për dialogun është prania e tepruar e vetes, deri në verbëri brenda tij dhe rreth tij. Asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk do të vijë për sa kohë shikimi nuk shkon kah e ardhmja”.

Janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

5 orë bisedime, 1 deklaratë, asnjë marrëveshje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore